Aktualitet

Hungaria heton “One Albania”, dyshime për korrupsion

Kryeministri hungarez Péter Magyar ka ngarkuar ministrat përgjegjës për Ekonominë, Mbrojtjen, Financat dhe Shkencën që të raportojnë mbi rezultatet e kontrollit.

M.K.
Hungaria heton “One Albania”, dyshime për korrupsion
one albania

TIRANË- Qeveria e Hungarisë ka nisur një auditim mbi aktivitetin dhe marrëdhëniet financiare e kontraktuale të grupit teknologjik 4iG, kompanisë që zotëron edhe “One Albania”. Kontrolli synon të verifikojë kontratat dhe lidhjet e kompanisë me institucionet shtetërore, në një kohë kur janë ngritur dyshime për mënyrën e dhënies së disa kontratave publike.

Në fokus është një marrëveshje 10-vjeçare, me vlerë rreth 3.1 miliardë euro, e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes, si edhe kontrata të tjera në sektorin e mbrojtjes.

Auditimi pritet të përfshijë edhe aktivitetin e 4iG në sektorët e telekomunikacionit dhe teknologjisë satelitore, ku kompania ka përfituar financime shtetërore, kontrata publike dhe shërbime strategjike. Kryeministri hungarez Péter Magyar ka ngarkuar ministrat përgjegjës për Ekonominë, Mbrojtjen, Financat dhe Shkencën që të raportojnë mbi rezultatet e kontrollit.

Autoritetet hungareze kanë deklaruar se rezultatet do të bëhen publike pas përfundimit të procesit, ndërsa theksi është vendosur te transparenca dhe përdorimi i fondeve publike./ZËRI

Poll

MOS HUMB