Aktualitet

Sherri mes dy shitësve të biletave në Vlorë, njëri plagoset me thikë (EMRAT)

Sipas të dhënave paraprake, gjatë konfliktit, Edmond Gorishova dyshohet se ka goditur me thikë shitësin tjetër, Dhimo Thominin.

M.K.
Sherri mes dy shitësve të biletave në Vlorë, njëri
FOTO ILUSTRUESE

VLORË- Një konflikt mes dy personave që shesin bileta për ture turistike me anije ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në zonën e Skelës në Vlorë. Sipas të dhënave paraprake, gjatë konfliktit, Edmond Gorishova dyshohet se ka goditur me thikë shitësin tjetër, Dhimo Thominin. I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës. Nga vlerësimi i mjekëve, dëmtimi ka rezultuar i lehtë dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe përcaktimin e përgjegjësive për ngjarjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB