Aktualitet

I dënuar me 7 vite burg për trafik droge, arrestohet 54-vjeçari në Maliq

Vendimi u dha më 27 nëntor nga Gjykata e Korçës. 

I.F

MALIQ- Një 54-vjeçar është arrestuar në fshatin Pojan në Maliq, pasi është dënuar me 7 vjet burg për pjesëmarrje në një grup kriminal. Bëhet fjalë se është arrestuar Aleks Kreshpanji, i cili është dënuar për shitje të lëndëve narkotike. Vendimi u dha më 27 nëntor nga Gjykata e Korçës. 

"Ndaj Aleks Kreshpanji Gjykata e Apelit më 27 nëntor të 2024 e kishte dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, ka qenë pjesë e një grupi që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qarkun Korçë", njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB