Aktualitet

Tërmeti i fuqishëm ‘shkund’ Shqipërinë pas mesnate, ku ishte epiqendra

Shumë banorë të këtyre zonave janë zgjuar të tmerruar dhe disa prej tyre kanë komentuar në faqen e uebit të Qendrës Europiane të Sizmologjisë. “E tundi mirë”; “I frikshëm”

E.K
Tërmeti i fuqishëm ‘shkund’ Shqipërinë pas
Foto ilustruese

TIRANË- Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë i shkallës rihter ka “shkundur” vendin pak pas mesnatës së djeshme, ndërkohë që dhjetra qytetarë kanë raportuar se i kanë ndjerë lëkundjet.

Sipas Qendrës Europiane Sizmologjike, tërmeti e ka pasur epiqendrën në detin Adriatik, 35 km nga Durrësi.

Thellësia raportohet 6.5 km, ndërsa nuk ka pasur pas goditje të tjera.

Lëkundjet janë ndjerë në Durrës dhe në zonat përreth.  Shumë banorë të këtyre zonave janë zgjuar të tmerruar dhe disa prej tyre kanë komentuar në faqen e uebit të Qendrës Europiane të Sizmologjisë. “E tundi mirë”; “I frikshëm”. “Në Lalz u ndje shumë”, shkruan një tjetër. “I frikshëm! Në katin e 10 në Shëngjin dhe ishte i tmerrshëm”, shkruan dikush tjetër.

Tërmeti i fuqishëm ‘shkund’ Shqipërinë pas

Fatmirësisht, deri tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale në zonat ku tërmeti është ndjerë më shumë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB