Aktualitet

I përfshirë në trafik droge dhe dekonspironte operacionet e policisë, arrestohet efektivi i Dibrës

Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në pranga ka rënë Albano Rustemi.

I.F
I përfshirë në trafik droge dhe dekonspironte operacionet e
Momenti i arrestimit

TIRANË- Një efektiv i policisë është arrestuar në Gjirokastër, pasi akuzohet se ka dekonspiruar operacionet e policisë, si dhe është përfshirë në trafik droge. Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në pranga ka rënë Albano Rustemi.

Rustemi, gjatë kohës që ka nisur hetimi ka qenë me detyrë Agjent në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, por aktualisht ishte polic në Komisariatin e Policisë Dibër. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ai akuzohet për dekonspirim të aksioneve të policisë, përfshirje në veprimtarinë kriminale të trafikimit të narkotikëve, dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, kontrabandë me mallra të tjera.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër) ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj punonjësit A.R., i cili kohën e rregjistrimit të këtij procedimi penal ishte me detyrë Agjent në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe aktualisht punonjës policie në Komisariatin e Policisë Dibër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ky punonjës policie rezultoi i dyshuar për:

- dekonspirim të aksioneve të policisë;

- përfshirje në veprimtarinë kriminale të trafikimit të narkotikëve;

- dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit;

- kontrabandë me mallra të tjera.

Vijon hetimi për përfshirjen e zyrtarëve të tjerë në këtë veprimtari kriminale”, njofton AMP. /ZËRI

Poll

MOS HUMB