LONDËR- Një pasagjer, i cili po udhëtonte drejt Tiranës në Mançester ka ndërruar jetë gjatë fluturimit. Sipas medias britanike “The Mirror”, avioni i Ryanair, i cili ishte nisur nga Tirana drejt Mançesterit u detyrua të bëj ulje emergjente në aeroportin e Londrës, pasi një pasagjer nuk ndihej mirë.
Aeroporti Stansted i Londrës konfirmoi se menjëherë pasi u njoftuan se në avion ndodhej një pasagjer që kishte nevojëë urgjente për ndihmë mjekësore u dërguan në vendngjarje dy ambulanca dhe një helikopter mjekësor, por pavarësisht përpjekjeve, nuk munden ta shpëtojnë dot dhe pasagjeroi ndërroi jetë në aeroport.
Deri më tani nuk ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës, ose origjina e tij. /ZËRI