
PËRMET- Një turiste gjermane ka pësuar një aksident dhe është rrëzuar nga ujëvara në zonën e Çarçovës. Si pasojë e rrëzimit, turistja ka marrë lëndime serioze në kokë dhe në disa pjesë të trupit.
Fillimisht, ajo është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, e më pas është sjellë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë. Kjo për shkak se gjendja e saj është e rëndë dhe i rrezikohet jeta.
Përmet/Informacion paraprak
Në fshatin Çarshovë, në vendin e quajtur “Ura e Stermbecit”, një grup turistësh gjermanë po eksploronin me këmbë, zonat turistike, të shoqëruar nga shtetasi M. B., 40 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasja gjermane S. M., 47 vjeçe, duke bërë fotografi ka humbur ekulibrin, është rrëzuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime fizike. Menjëherë 47-vjeçares i është dhënë ndihma e parë mjekësore, nga ekipi i urgjencës së spitalit të Përmetit dhe shërbimeve të Policisë. Shtetasja S. M., si pasojë e plagëve të marra, është transportuar me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës, për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Turistja gjermane me inicialet G.U. ishte pjesë e një grupi turistësh gjermanë që ishin duke vizituar kurorën e gjelbër në Çarçovë. Por teksa po bënte një fotografi, i ka shkarë këmba dhe ka përfunduar në ujëvarë./ZËRI