
SHKODË- Detaje të tjera tronditëse kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku nëna Alma Arrazi dyshohet se është hedhur bashkë me tre fëmijët nga ura e lumit Buna. Raportohet se fillimisht, ajo ka pirë një kafe me kunatën e saj së bashku me fëmijët dhe më pas ka ndërmarrë aktin ekstrem. E reja sipas A2 CNN kishte mësuar së fundmi një tradhti bashkëshortore nga i shoqi, ndërsa më parë nuk ka pasur asnjë denoncim për dhunë në familje nga ana e saj.
Dyshohet se Alma bashkë me tre fëmijët janë hedhur nga ura e Bunës, duke u mbytur kështu në ujërat e lumit Drin, ndërsa deri më tani është gjetur vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare të familjes, ndërkohë që, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të tjerë.
39-vjeçarja Alma Arrazi është larguar nga banesa bashkë me tre fëmijët e mitur. Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 9, 6 dhe 4 vjeç. “Zhdukjen” e gruas e ka denoncuar në polici vetë bashkëshorti i saj. Ai ka thënë se që prej s ditësh nuk ka asnjë kontakt me të shoqen. Policia ka nisur hetimet për për gjetjen e saj. Pas denoncimit për zhdukjen e tyre ka qenë motra e Alma Ajazit, e cila ka dëshmuar para uniformave blu për dhunën që ushtronte 31-vjeçari ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve. Kjo ka shërbyer si Indicie për të kryer hetime./ZËRI