
SHKODËR- Dy persona janë arrestuar në Shkodër, pasi ata i kanë vjehdur një 45-vjeçari një çantë ku mbante një shumë parash dhe steka me paketa cigaresh. Policia bën me dije se në pranga kanë rënë një 39-vjeçar dhe një 21-vjeçar nga Shkodra. Mësohet se ata i grabitën 45-vjeçarit nje dhume prej 170 mijë lekësh.
“I vodhën një 45-vjeçari, në rrugë, çantën ku mbante një shumë parash dhe steka me paketa me cigare, menjëherë pas kallëzimit të tij, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Gjenden dhe sekuestrohen shuma e parave dhe stekat me paketa me cigare. Menjëherë pas kallëzimit të bërë nga një 45-vjeçar, se dy shtetas i kishin vjedhur në rrugë, çantën ku mbante 170 000 lekë dhe paketa me cigare, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan autorët e dyshuar të vjedhjes, shtetasit: 39 vjeç dhe 21 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Gjate kontrollit në një ambient ku qëndronin këta shtetas dhe gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. N., u gjetën shuma e parave dhe stekat me paketa me cigare, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia. /ZËRI