Aktualitet

Po qarkullonte me kokainë në makinë, arrestohet 33-vjeçari në Burrel

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

I.F
Po qarkullonte me kokainë në makinë, arrestohet 33-vjeçari
Pamje nga operacioni i Policisë

BURREL- Një 33-vjeçar është arrestuar në Burrel, pasi u kap duke qarkulluar me kokainë. 33-vjeçari e kishte ndarë lëndën narkotike në doza gati për shitje në momentin kur u ndalua nga Policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

“Pas një hetimi të kryer bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, kanë organizuar punën dhe si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, Mat.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB