Aktualitet

Ibrahim Lici fshihej tek banesa e shokut në Turqi, “maskohej” si belg

Policia turke i ka gjetur një armë zjarri, 50 fishekë dhe dokumente të falsifikuara në emër të një shtetasi belg.

k.m.
Ibrahim Lici fshihej tek banesa e shokut në Turqi, “maskohej”
Ibrahim Lici

TURQI- Ibrahim Lici nuk njihej si i tillë në Turqi, atje ku iu vendosën edhe prangat pas më shumë se 2 viteve i shpallur në kërkim. Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e të shumëkërkuarit, i cili mesa duket kishte gjithmonë një armë me vete. Sipas gazetares Klodiana Lala, ai fshihej në banesën e një shoku, në Stamboll, atje nga ku edhe kishte pozuar me të vëllanë për foto. Në banesën e shokut të tij, Policia turke ka gjetur një armë zjarri, 50 fishekë dhe dokumente të falsifikuara në emër të një shtetasi belg.

Nën emrin e shtetasit belg, Lici jetonte i pashqetësuar në Turqi prej vitesh duke iu shmangur drejtësisë shqiptare. Ibrahim Lici akuzohet si i përfshirë në të paktën tri vrasje në qytetin e Shkodrës, përfshirë edhe vëllezërit Bilali, ngjarje e ndodhur më 30 maj të vitit 2019. Por për këtë çështje akuzat janë rrëzuar, ndërsa në kërkim është shpallur për vrasjen e Endri Mustafës.

Edhe pse Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin e tij, i vëllai, Hamzai tha për mediat se Lici ishte vetëdorëzuar. Sipas tij, familja kërkon azil në Turqi me pretendimin se në Shqipëri u rrezikohet jeta nga bandat kriminale, por edhe nga shteti. Pretendimin e Hamza Licit nuk e konfirmoi dot i ati, Mustafa, i cili tha se ka dërguar një person në Turqi për të marrë vesh sesi është e vërteta./ZËRI

Poll

MOS HUMB