Aktualitet

Iu shpëtuan 43 plumbave! Nga atentati ndaj ish-prokurorit tek vrasjet, KUSH ësht kunati dhe miku i Lul Berishës

Plarent Dervishaj, akuzohet gjithashtu për vrasjet e bujshme të vitit 2005.

f.t
Iu shpëtuan 43 plumbave! Nga atentati ndaj ish-prokurorit tek vrasjet, KUSH
Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe

TIRANË-Ekstradimi i parë nga Dubai u shënua sot me të shumëkërkuarit Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të cilët u sollën në qelitë e paraburgimit në Tiranë. Të dy akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti i vdekur shoferi i këtij të fundi. Plarent Dervishaj, akuzohet gjithashtu për vrasjet e bujshme të vitit 2005. Dervishaj është kunati i një tjetër eksponenti të botës së krimit, Lulzim Berishës, ndërsa Meçaj është mik i ngushtë i këtij të fundit, të dy personazhe kryesorë të Bandës së Durrësit.

Atentati ndaj Julian Meçes dhe Plarent Dervishajt?

Më 20 qershor të 2019 Julian Meçajt dhe Plarent Dervishajt iu bë një atentat në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës, ku dy të plagosurit ishin duke hipur në makinën e Dervishajt. Meçaj mori tre plumba në trup, ndërsa Plarent Dervishaj mori një plumb në këmbë. Brenda makinës tip 'Rande Rover' ishte edhe Bashkim Haxhija, mik i tyre, i vetmi i arrestuar për këtë ngjarje pasi akuzohet se qëlloi me armë në drejtim të autorëve. Autorët kanë qëlluar në një distancë shumë të afërt, plot 43 plumba nga dy kallashnikovë.

Atentati ndaj prokurorit Ndoja

Në vitin 2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit",  Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi), i njohur si 'Rrumi i Shijakut', dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.

Si u vra Vajdin Lame?

Presidenti i Federatës së Boksit Vajdin Lame dhe mikut të tij, Artan Arsi, u vranë më 27.02.2005, rreth orës 24.00 në njërën nga kullat mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”. Dy viktimat janë përballur me një sasi të konsiderueshme eksplozivi porsa kanë vënë këmbë në ashensor. Tritoli ishte i pajisur me telekomandë dhe qe vendosur në një nga anët e ashensorit, duke realizuar shpërthimin në katin e pestë të kullës, ku dhe banonte Lame. Presidenti i Federatës së Boksit ka vdekur në vend, ndërsa Arsi gjatë rrugës për në spital.

I penduari Luftar Reçi tregoi sesi e kishin planifikuar me detaje gjithë skemën e vrasjes së tij, duke prishur një prej ashensorëve të godinës, dhe kishin lënë funksinal vetëm ku biznesmeni gjeti vdekjen. Reçi tregoi se në shkurt të vitit 2005, i kishte kërkuar minën me telekomandim, e cila kishte kushtuar 1600 euro.

“Kam pasur lidhje shoqërore me shtetasit Lulzim Berisha, Indrit Taullai, Lenti, (Plaurent Dervishaj). Shtetasin Lulzim Berisha e kam takuar që në vitin 1994. Ndërsa shtetasit Plaurent Dervishi dhe Indrit Taullai i kam njohur më vonë se ishin njohje nga miqësia e ngushtë e Lulzim Berishës,-tregonte Reçi në rrëfimin e tij para hetuesëve.

Si u vra Klodian Saliu?

Klodian Saliu, anëtar i bandës famëkeqe të Durrësit, u vra me 26 shkurt të vitit 2005. Në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, organizata u nda në dy të tjera, të kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata u kthyen në rivale të njëra- tjetrës duke filluar një luftë ndërmjet tyre. Shpallja në kërkim e Dervishajt u bë pas rrëfimit të Luftar Reçit.

Poll

MOS HUMB