Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali, dhunoi dy policë gjatë kontrollit rutinë

Autoritetet italiane dyshojnë se i arrestuari ishte nën ndikimin e alkoolit gjatë incidentit.

M.M
Arrestohet shqiptari në Itali, dhunoi dy policë gjatë kontrollit
Foto ilustruese

ITALI- Një 34-vjeçar nga Shqipëria, është arrestuar në qendrën historike të Perugias, Itali, pas një incidenti të dhunshëm me forcat e policisë. Sipas raportimeve, shqiptari u ndalua për kontroll rutinë, ku policët i kërkuan dokumentet e identifikimit 34-vjeçari reagoi dhunshëm duke e goditur me një dërrasë dhe më pas me grushte e shkelma dy oficerë policie, të cilët përfunduan në spital me lëndime në trup dhe fytyrë.

Autoritetet italiane dyshojnë se i arrestuari ishte nën ndikimin e alkoolit gjatë incidentit. Policia përdori spray piper për ta neutralizuar, dhe pas ndalimit, iu gjet në trup një sasi prej 21.19 gram hashash. Dy policët e lënduar janë aktualisht nën kujdes mjekësor, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë./ ZËRI

Poll

MOS HUMB