Aktualitet

John David Brown, ‘Nënë Tereza’ skoceze që u tërhoq nga fëmijët romë

Sot, 18 vite më vonë, dëshmitarët që çuan pas hekurave Brown përndiqen ende nga kjo dosje. Fëmijët që akuzuan Brown për akte të turpshme dhe abuzime të kryera ndaj tyre, pala mbrojtëse e skocezit pretendon se ata janë të penduar për deklarimet dhe janë gati t’i hedhin poshtë ato edhe në gjykatë.

F.m
John David Brown, ‘Nënë Tereza’ skoceze që u
John David Brown

TIRANË- John David Brown erdhi në Shqipëri si ‘Nënë Tereza’ skoceze dhe u largua me një njollë të madhe mbi shpinë që vijon ta mbajë edhe sot, dënimin me 15 vite burg për abuzim seksual me të mitur. Streha që ngriti pranë shkollës së Kuqe në Tiranë me emrin ‘Fëmijët e tij’ u kthye në ferrin e të gjithë atyre të miturve, jetimë apo të lënë përkohësisht nga prindërit për shkak të vështirësive ekonomike. Dëshira për të pasur një të ardhme më të sigurtë pranë një fondacioni të iniciuar nga Kisha Skoceze për të ndihmuar popullsinë e Kosovës, pas luftës, u kthye në makthin e shumë fëmijëve shqiptarë që u vendosën në këtë qendër.

Por edhe pse Brown u dënua dhe çështja për drejtësinë shqiptare konsiderohet e mbyllur. Sot, 18 vite më vonë, dëshmitarët që çuan pas hekurave Brown përndiqen ende nga kjo dosje. Fëmijët që akuzuan Brown për akte të turpshme dhe abuzime të kryera ndaj tyre, pala mbrojtëse e skocezit pretendon se ata janë të penduar për deklarimet dhe janë gati t’i hedhin poshtë ato edhe në gjykatë.

ZËRI tentoi t’i kontaktojë fëmijët, tashmë të maturuar për të marrë një rrëfim, por çdo komunikim ka qenë thuajse i pamundur. Por çfarë ndodhi 18 vite më parë në këtë shtëpi, kush abuzoi me të miturit që jetuan në “Fëmijët e Tij”? Historia nis me ardhjen e Brown në Shqipëri. Ai erdhi në vendin tonë më 19 maj të vitit 1999 me një karvan të ndihmave humanitare për refugjatët e Kosovës në Shqipëri. Gjatë kohës që ai qëndroi në vendin tonë, gjykata parashtron në vendim se David u tërhoq nga mënyra sesi jetonin fëmijët romë në Shqipëri dhe vendosi të qëndrojë. 3 vite më vonë, ai ndërmerr aktin e parë për të hapur ‘shtëpinë e ferrit’.

 

Poll

MOS HUMB