Aktualitet

“DAVIDI NGA FERRI”-ZËRI publikon dokumentarin e pedofilit që kërkon shpërblim nga Shqipëria, makabritetet me fëmijët dhe një shpresë në Strasburg

Në dokumentarin e ZËRI, do të njiheni për herë të parë me dosjen që fle ende institucioneve të drejtësisë, aty ku David Brown ka shtrirë dorën duke kërkuar pafajësi. Do të njihemi me dëshmitë e rrëfimet e fëmijëve që tregojnë qartë gjithçka që ndodhte në dhoma kur dritat fikeshin dhe neglizhencën e një zinxhiri të gjatë përgjegjësish.

F.m
“DAVIDI NGA FERRI”-ZËRI publikon dokumentarin e pedofilit
John David Brown

TIRANË- John David Brown erdhi në Shqipëri si ‘Nënë Tereza’ skoceze dhe u largua me një njollë të madhe mbi shpinë që vijon ta mbajë edhe sot, dënimin me 15 vite burg për abuzim seksual me të mitur. ZËRI sjell historinë e David Brown, “Davidi nga Ferri”, një dokumentar që na kthen 21 vite pas, pikërisht në këtë periudhë të errët jetës së dhjetëra fëmijëve që ende sot vuajnë pasojat e një abuzimi monstruoz në strehën që i besuan pafajësinë.

Ndiqni dokumentarin e plotë:

Dëshira për të pasur një të ardhme më të sigurtë pranë një fondacioni të iniciuar nga Kisha Skoceze për të ndihmuar popullsinë e Kosovës, pas luftës, u kthye në makthin e shumë fëmijëve shqiptarë që u vendosën në këtë strehën që ngriti pranë shkollës së Kuqe në Tiranë me emrin ‘Fëmijët e tij’ u kthye në ferrin e të gjithë atyre të miturve, jetimë apo të lënë përkohësisht nga prindërit për shkak të vështirësive ekonomike.

Por edhe pse Brown u dënua dhe çështja për drejtësinë shqiptare konsiderohet e mbyllur, sot, 18 vite më vonë, dëshmitarët që çuan pas hekurave Brown përndiqen ende nga kjo dosje.

Në dokumentarin e ZËRI, do të njiheni për herë të parë me dosjen që fle ende institucioneve të drejtësisë, aty ku David Brown ka shtrirë dorën duke kërkuar pafajësi. Do të njihemi me dëshmitë e rrëfimet e fëmijëve që tregojnë qartë gjithçka që ndodhte në dhoma kur dritat fikeshin dhe neglizhencën e një zinxhiri të gjatë përgjegjësish.

Objekti i veprimtarisë së fondacionit ishin shërbime humanitare, fetare dhe jofitimprurëse. Drejtori administrativ u bë vetë Brown.

Por, anëtarët e bordit nuk kanë qenë aspak dakort drejtimin që mori qendra, duke humbur misionin thelbësor, kushtet e jetesës dhe trajtimin e fëmijëve të strehuar në këtë qendër.

Mbipopullimi dhe gjithçka që shihnin e dëgjonin, kryesisht makabriteti dhe fakti që Brown flinte me të miturit i zhveshur, bëri që të nisnin dorëheqjet e para.

Një kallëzim i një shtetase hollandeze vuri në lëvizje autoritetet shqiptare dhe tregoi para të gjithëve çfarë ndodhte në shtëpinë e David, sa herë që dritat fikeshin.

ZËRI disponon dosjen e plotë që çoi në dënimin e Brown por duke pasur qëllim rizgjimin e ndjesisë së poshtërimit që viktimat kanë përjetuar në atë kohë, nuk do të publikojë dëshmitë e plota, por do të ndalet në vetëm disa pika, thelbësore në procesin e Brown, i cili edhe sot nuk pranon të ketë prekur asnjë fëmijë me dorë.

Përgjatë procesit, Brown nuk ka folur kurrë për abuzime në shtëpi, prej tij apo personave të tjerë të stafit të qendrës. Brown ka theksuar se në shtëpi mbizotëronte rregulli dhe se ai kishte kontroll të padiskutueshëm, jo vetëm mbi fëmijët por, edhe mbi stafin që punonte në shtëpinë e "Fëmijëve të tij".

E megjithatë, faktet tregojnë të kundërtën. Janë disa raste të cilat një pas një tregojnë se këta fëmijë u abuzuan në këtë fondacion.

Aktet ligjore mbështesnin pikërisht këto dëshmi, tregojnë shenja të dëmtimeve të pjesëve intime të fëmijëve.

Mbrojtja ka paraqitur një akt në të cilin pretendon se Brown vuante nga ‘Fimoza’, një sëmundje e lindur që shkakton dhimbje gjatë aktit seksual, por kjo gjendje, bazuar dhe në ekspertizën e mjekëve nuk e ndalon një person që të kryejë marrëdhënie seksuale apo homoseksuale.

Brown u dënua me 20 vite burg, nga të cilat ai vuajti 15 vite. Dy të pandehurit e tjerë, të cilët gjithashtu akuzoheshin se abuzuan me fëmijët, Dino Kristodulu 52 vjeç i dënuar për pedofili dhe Robin Arnold 63 vjeç, u hetuan veçmas nga Prokuroria e Tiranës, por pa rezultat. Asnjëri prej tyre nuk arriti të dënohej nga drejtësia shqiptare duke ia mbathur për në Angli.

Më 9 maj të vitit 2021, pasi kaloi 15 vite në burgun “302” në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, Broën u la i lirë. Ai sot jeton në Skoci, por përmes avokates Gjystina Golloshi e vijon procesin dhe kërkon pafajësinë nga shteti shqiptar, që nëse e arrin do të pasohet nga një dëmshpërblim i majmë.

Tashmë çështja është në shqyrtim e sipër në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që dy nga fëmijët e abuzuar, sot janë në krah të njeriut që vetë e çuan pas hekurave.

Por si ndikoi kjo histori në jetën e fëmijëve, a mund të kenë ata një jetë të zakonshme?

Psikologe Manolita Hida e shpjegon mjaft qartë mënyrën se si pedofilët që vuajnë nga ky çregullim, vuajnë edhe nga ndjesia e fajit që manifestohet përmes shenjave të atakut të panikut. Madje shmangin kontaktet me fëmijët.

Por për ata që u strehuan në Fondacionin “Fëmijët e tij” është shumë vonë. Plagët në trup mund të jenë shëruar, por traumat lënë gjurmë afatgjata. Këta të rinj nuk kanë pasur fëmijëri, por arritën të flisnin para drejtësisë dhe të rrëfenin gjithçka ndodhte kur në strehëzën e tyre fikeshin dritat. Por, shumë të tjerë e kanë mbajtur dhimbjen e tyre në heshtje dhe e gjitha për shkak të stigmës së vazhdueshme shoqërore lidhur me krimet seksuale dhe frikës së izolimit nga komuniteti.

 

Poll

MOS HUMB