Aktualitet

“Ka qëndruar 10’ në trotuar”, flet dëshmitarja e plagosjes në Shkodër: Më jepni ndihmë

40-vjeçari Curri nuk raportohet që të ketë precedent të mëparshëm penal, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorit

E.K
“Ka qëndruar 10’ në trotuar”, flet dëshmitarja
Plagosja ne Shkoder

SHKODËR- Detaje të reja nga plagosja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku u qëllua 4 herë me armë Aleksandër Curri. Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës, ndërsa plumbat e kanë prekur në zonën e barkut.

Një prej dëshmitareve që ka qenë në vendin e ngjarjes, është shprehur se i plagosuri ka qëndruar për 10 minuta pa marrë ndihmën mjekësore.

“Iku vrap dhe ra atje! Isha këtu duke lypur. Shkoi sërish atje e pashë. Nuk e di se kush i qëlloi. Ka qëndruar 10 minuta. ‘Më jepni ndihmë më jepni ndihmë!’ -tha ai. Në këmbë ka ikur. I dhashë ndihmën e pare”, shprehet dëshmitarja.

40-vjeçari Curri nuk raportohet që të ketë precedent të mëparshëm penal, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB