Aktualitet

"Kalaja e Libohovës me eskorta"/ Aktivisti ngre shqetësimin: Skano QR-në për informacion, del përmbajtje për të rritur?

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai pretendon se pranë kalasë janë vendosur tabela me informacion zyrtar, të shoqëruara edhe me kode QR, të cilat turistët mund t’i skanojnë për të marrë më shumë informacion në mënyrë digjitale.

zh.ll
"Kalaja e Libohovës me eskorta"/ Aktivisti ngre shqetësimin:
foto-pamje te publikuara nga aktivisti

LIBOHOVË- Emin Kokalari, aktivisti i njohur gjirokastrit, ka ngritur një shqetësim lidhur me informacionin që u ofrohet turistëve në kalanë e Libohovës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai pretendon se pranë kalasë janë vendosur tabela me informacion zyrtar, të shoqëruara edhe me kode QR, të cilat turistët mund t’i skanojnë për të marrë më shumë informacion në mënyrë digjitale.

Sipas aktivistit, ajo me të cilën tursitën prezantohen nuk është një informacion për kalanë e Libohovës. Ai pretendon se materiali digjital që hapet përmes kodit përmban përmbajtje për të rritur.

Videoja e publikuar prej tij ka ngritur pikëpyetje mbi përmbajtjen dhe funksionalitetin e materialeve digjitale të vendosura për informimin e vizitorëve në një prej pikave turistike të zonës.

“Te kalaja e Libohovës kanë vendosur informacionin zyrtar me tabela dhe së bashku me të kanë vendosur QR kode që skanohen dhe turistët marrin informacion. Aty sot kishte shumë turistë që po skanonin dhe, për fat të keq, te materiali digjital që kanë vendosur për kalanë e Libohovës dalin përmbajtje për të rritur”, shprehet Kokalari.

Në vijim të videos, aktivisti shfaq edhe pamje teksa provon vetë të skanojë kodin QR, ku përmbajtja qe shfaqet nuk përputhet me informacionin që duhet t'u ofrohet turistëve apo vizitorëve të kalasë. 

Kokalari shpreh shqetësimi se si po trajtohet kultura dhe trashëgimia në jug të Shqipërisë. Sipas tij, problematika është dhe më e gjerë, pasi raste të tilla po përsëriten me monumente, veprat e artit, bustet dhe objektet të trashëgimisë kulturore./ZËRI

Poll

MOS HUMB