Aktualitet

Kallëzimi i Aulon Kalasë për "11 Majin", GJKKO: KAS të hetohet për shpërdorim detyre

Në vendim Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK regjistrimin e procedimit penal dhe hetimin e 5 anëtarëve të KAS për shpërdorim detyre.

zh.ll
Kallëzimi i Aulon Kalasë për "11 Majin", GJKKO: KAS
Aulon Kalaja

TIRANË- GJKKO ka vendosur të hetohet për shpërdorim detyre Komisioni e Ankimit dhe Sanksioneve (KAS) mbi kallëzimin e kandidatit demokrat, Aulon Kalaja lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 1 1majit. Gjyqtarja Etleva Deda rrëzoi vendimin e prokurorit të SPAK Sotir Kllapi për mos fillimin e hetimeve. Në vendim Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK regjistrimin e procedimit penal dhe hetimin e 5 anëtarëve të KAS për shpërdorim detyre.

Aulon Kalaja ishte paraditen e sotme në SPAK, ku në një prononcim për mediat pas daljes nga ambientet e Prokurorisë, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit u falsifikua. Sipas tij, Gjykata konstatoi se KAS duhet të rinumëronte të gjitha kutitë, duke theksuar se në 300 kutitë e pa rinumëruara ka pasur vota të falsifikuara. 

“Gjykata i kërkon SPK të hetojë, Në vendim shquhen 3 momente. Qarku i Durrësit, KAS ka vendosur rinumërim të pjesshëm, vendosi të hapë 290 kuti për t’i numëruar, 152 kuti u hapën përfundimisht. Gjykata konstaton se KAS duhet të rinumëronte të gjitha kutitë. KAS sipas gjykatës, ka shkelur ligjin duke miratuar një tabelë përmbledhëse të falsifikuar, sepse në 300 e ca kutitë e tjera të pa rinumëruar ka pasur vota të falsifikuar. Pra kemi të bëjmë me krim zgjedhor dhe jo gabim njerëzor”, tha Kalaja.

Aulon Kalaja, kandidati i listës së hapur të Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 11 majit, kishte depozituar kallëzimin duke ngritur akuza mbi krim zgjedhor, por prokuroria fillimisht e konsideroi çështjen jashtë juridiksionit të saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB