Aktualitet

kanabisi i paketuar si ‘Candy Surprise’, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër, e shiste pranë shkollave (VIDEO)

Policia bën me dije se në pranga ka rënë një 28-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin e tij në të cilin u gjet dhe u sekuestrua lënda narkotike. 

zh.ll
kanabisi i paketuar si ‘Candy Surprise’, arrestohet
pamje nga arrestimi-droga e sekuestruar

SHKODËR- Një tjetër rast i dyshuar i tentativës për shitje të kanabisit është goditur nga policia, këtë herë në Shkodër. Policia bën me dije se në pranga ka rënë një 28-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë teksa drejtonte automjetin e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, një tjetër sasi lëndë narkotike iu gjet edhe gjatë kontrolleve në banesën e tij. Sipas hetimeve, dyshohet se 28-vjeçari e siguronte lëndën narkotike me qëllim shitjen e saj, kryesisht në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Reaction”.
Goditet një rast i tentativës për shitje të kanabisit në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.
Arrestohet në flagrancë një 28-vjeçar që posedonte lëndë narkotike gati për shitje.
Sekuestrohen rreth 1.5 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një pjesë në formë xhelatinoze, një automjet, një aparat celular, peshore elektronike dhe pajisje për paketim me vakum.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që dyshohej se merrej me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Reaction”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. Z., 28 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin e tij, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi tjetër lënde bimore e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në doza dhe e gatshme për tregtim.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 28-vjeçari e siguronte lëndën narkotike me qëllim shitjen e saj, kryesisht në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme/ZËRI

Poll

MOS HUMB