Aktualitet

Kanosi me çekiç punonjësit e bankës dhe u mori mbi 100 mijë lekë, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër (EMRI)

Ngjarja ndodhi në lagjen "Vojo Kushi", ku 27-vjeçari ka hyrë brenda ambienteve të institucionit dhe duke kërcënuar punonjësit me çekiç arriti që të merrte 143 500 lekë.

zh.ll
Kanosi me çekiç punonjësit e bankës dhe u mori mbi 100
Foto ilustruese

SHKODËR- Gjionata Kola 27-vjeç, autori i dyshuar i vjedhjes së një institucioni financiar në Shkodër, është arrestuar nga policia. Ngjarja ndodhi në lagjen "Vojo Kushi", ku 27-vjeçari ka hyrë brenda ambienteve të institucionit dhe duke kërcënuar punonjësit me çekiç arriti që të merrte 143 500 lekë. Ndaj tij rëndon akuza e vjedhjes me dhunë.

Njoftimi:

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari që vodhi një shumë parash në një institucion financiar, duke kanosur punonjësit, me mjet të fortë (çekiç), 2 ditë më parë.

Si rezulat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, u identifikua dhe u arrestua shtetasi:

-Gj. K., 27 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas dyshohet se më datë 24.01.2026, në lagjen “Vojo Kushi”, ka hyrë në ambientet e një institucioni financiar dhe duke kanosur punonjësit, me mjet të fortë (çekiç), ka vjedhur 143 500 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të  Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”./ZËRI

Poll

MOS HUMB