Aktualitet

Detaje nga plagosja në Durrës: U rikthye për t'u ribashkuar me familjen, vajza e refuzoi, babai i shkoi me thikë te puna dhe...

Burime bëjnë me dije se prindërit e vajzës së plagosur ishin të divorcuar prej 6 vitesh, për shkak të dhunës në familje.

zh.ll
Detaje nga plagosja në Durrës: U rikthye për t'u ribashkuar
vendngjarje durres

DURRËS- Detaje të tjera janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Durrësit, ku babai plagosi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare, Xhesika Ndoj, si edhe një i ri kalimtar, Onard Memlika, që ndërhyri për të ndaluar konfliktin. Ngjarja ka ndodhur ndodhur rreth orës 10:03, në lagjen nr.12 të qytetit.

Burime bëjnë me dije se prindërit e vajzës së plagosur ishin të divorcuar prej 6 vitesh, për shkak të dhunës në familje. 56-vjeçari ishte larguar në Itali, ku dhe ishe burgosur dhe së fundmi është kthyer në Shqipëri dhe ka tentuar të ribashkohej me familjen. Dyshohet se vajza nuk e ka pranuar të bashkohet me të atin dhe nuk e ka lejuar të shkojë as në banesë.

Kjo dyshohet të jetë arsyeja që 56-vjeçari t'i shkonte 24-vjeçares te vendi ku punonte, ku pasi është konfliktuar me të në rrugë, situata ka degraduar deri në përdorimin e dhunës, duke përfunduar me plagosjen e vajzës.

Siç bëri me dije policia, i plagosur ka mbetur dhe një person tjetër, kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë për t'i ndarë. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, ndërsa autori është ende në arrati. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /ZËRI

 

 

Poll

MOS HUMB