Aktualitet

Kapet me pistoletë dhe 141 gramë kanabis në makinë, arrestohet 51-vjeçarja gjermane në Kakavijë (EMRI)

Kontrollet e imtësishme në pikën kufitare të Kakavijës kanë çuar në arrestimin shtetases gjermane Alexandria Maria Schirmer e cila po drejtonte një automjet me rulot.

M.K.
Kapet me pistoletë dhe 141 gramë kanabis në makinë,
kakavije

KAKAVIJË- Një shtetase gjermane 51 vjeçe është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonte policia gjeti një armë zjarri pistoletë me municion dhe rreth 141 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Kontrollet e imtësishme në pikën kufitare të Kakavijës kanë çuar në arrestimin shtetases gjermane Alexandria Maria Schirmer e cila po drejtonte një automjet me rulot.

Sipas njoftimit të Policisë, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar në kuadër të masave për parandalimin dhe evidentimin e veprimtarive të paligjshme në kufi. Pas kontrollit në skaner dhe verifikimeve të mëtejshme në vijën e dytë, shërbimet zbuluan një pistoletë me municionin përkatës.

Gjatë kontrollit u gjetën gjithashtu gjashtë kavanoza dhe tri qese hermetike që përmbanin lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 141 gramë.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë 51-vjeçaren.

Përveç armës së zjarrit, municionit dhe lëndës së dyshuar narkotike, policia sekuestroi edhe automjetin me rulotin dhe një celular, si prova materiale në kuadër të hetimit.

Operacioni policor u kodua 'Risku 2' dhe u zhvillua nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër.

Materialet procedurale pritet t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme lidhur me veprat penale të referuara nga policia si 'Trafikimi i narkotikëve' dhe 'Trafikimi i armëve dhe municioneve'.

Njoftimi i policisë:

PKK Kakavijë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Risku 2”

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me mulli, me municionin përkatës, dhe 141 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Vihet në pranga drejtuesja e automjetit.

Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve të imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikimin e lëndëve narkotike, si dhe i intensifikimit të kontrolleve bazuar në analizën e riskut, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, kaluan për kontroll të detajuar në skaner dhe më pas në vijën e dytë, në dalje, automjetin dhe rulotin që drejtohej nga shtetasja gjermane A. S.

Nga kontrolli i imtësishëm, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me mulli, me municionin përkatës, si dhe 6 kavanoza dhe 3 qese hermetike, në të cilat kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 141 gramë.

Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasen gjermane A. S., 51 vjeçe, drejtuese e automjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me mulli, me municionin përkatës, 141 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një automjet së bashku me rulotin dhe një celular.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Trafikimi i armëve dhe municioneve”./ZËRI

Poll

MOS HUMB