Aktualitet

Kërcënoi me armë zjarri gjatë një konflikti dy persona, arrestohet 28-vjeçari në Durrës

Calliku, pas konfliktit e kishte hedhur armën e zjarrit, pasi u largua nga vendngjarja, por pas kërkimeve policia bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e saj.

I.F
Kërcënoi me armë zjarri gjatë një konflikti dy persona,
Arma e sekuestruar nga policia

SHIJAK- Një konflikt me armë zjarri mes disa personave ka ndodhur në Shijak. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Fabina Calliku, i cili gajtë një konflikti në aksin Gjepalaj-Shijak, ka kërcënuar me armë zjarri dy persona. 28-vjeçari pasi i ka kërcënuar, është larguar nga vendngjarja, por është gjetur dhe arrestuar nga policia.

Calliku, pas konfliktit e kishte hedhur armën e zjarrit, pasi u largua nga vendngjarja, por pas kërkimeve policia bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e saj.

"U konfliktua për motive të dobëta me dy shtetas dhe i kanosi me armë zjarri, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe automjetin me të cilin lëvizte autori.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak me marrjen e njoftimit se në aksin rrugor Gjepalaj-Shijak, kishte ndodhur një konflikt me armë mes disa shtetasve, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar konkretisht, shtetasin:

F. C., 28 vjeç, banues në Shijak.

Gjatë veprimeve Policia ka gjetur armën e zjarrit të cilën ky shtetas e kishte hedhur pas konfliktit si dhe automjetin me të cilin ky shtetas u largua nga vendi i ngjarjes.

Po nga hetimet rrezultoi se 28-vjeçari në aksin rrugor Gjepalaj-Shijak ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. Z., 29 vjeç dhe një 17-vjeçar. Pasi i ka kanosur me armë zjarri ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por u lokalizua dhe u vu në pranga nga shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB