TIRANË- Eksperti i medias, Elvin Luku, ka komentuar dekriminalizimin e shpifjes, një nga çështjet më të diskutuara të parashikuara në Kodin e ri Penal. Sipas tij, janë të pakta mediat online që prodhojnë gazetari cilësore në Shqipëri, pasi pjesa tjetër i përket kategorisë së mediave politike, atyre me thashetheme dhe nëj rrjeti gazetarie shpifjesh. Luku thekson se këto media, posedohen dhe financohen nga grupe kriminale, apo zyrtarë dhe ish-zyrtarë që sulmojnë njëri-tjetrin. Dëkriminalizimi i shpifjes në Shqipëri, po vjen si një eksperiment sipas ekspertit, duke theksuar se nuk e kërkon as BE, KiE apo OSBE-ja.
Postimi:
Ne Shqiperi ka vetem nje numer te vogel mediash online qe prodhojne gazetari cilesore, po ju bej qefin duke thene se kjo kategori ze deri ne 10%, me mik. Ketu futen edhe mediat e NGO-ve qe shpesh here prodhojne edhe hulumtime…
Po pjesa tjeter cfare eshte?
- Eshte kategoria e ëebsite te mediave tradicionale, qe ruajne ne menyre fanatike politiken editoriale te mediave meme, duke e plotesuar me informacione, deklarata, analiza qe nuk e prekin ate politike;
- Eshte kategoria e mediave online, qe shumefishojne me tituj sensacional deklarata vipash, debate politike, thashetheme, hetimet e Spak, etj…
- Eshte dhe nje kategori e trete, e nje rrjeti gazetarie shpifjesh dhe gjysme te vertetash, qe vepron kundrejt pagesave.
Keto media posedohen jo vetem nga gazetare, ate ku ta gjesh, por ka grupe kriminale qe i financojne, ka ish zyrtare apo zyrtare te institucioneve i perdorin per te sulmuar njeri-tjetrin e kedo qe i del para, kontrollohen nga biznesmene me nje historik te dyshimte, nga politikane me dosje, etj etj…
Ky, i fundit, eshte tellalli mediatik, pa din e pa iman!
Tani me thoni, sa nga vendet anetare te BE-se, qe kerkon depenalizimin e shpifjes e kane kete realitet mediatik?!
Ato edhe pa e patur kete problematike nuk kane hequr dore nga dekriminalizimi. Jane me shume se 20 vende te BE-se, qe e parashikojne shpifjen ne Kodin Penal.
Pse nuk e heqin?!
A do eksperimentojme ne Shqiperi, hajde bujrum… shkel dhe dinjitet, privatesi, imazh, mendim, dije, intimitet, etj etj…
E kerkon BE, Osbe dhe KiE?
Po mesa di une, ato nuk vene ultimatume se mbeshtesin nje kulture dialogu. Dhe ne diskutim e siper i shpjegohet 1. 2. 3….
Nejse nejse se do thone qe nga thika kalova te hanxhari