
SERBI- Kryetari i Kuvendit Suprem të Bashkësisë Islame të Serbisë, myftiu Jusufspahiq, ka komentuar krijimin e shtetit të ri Bektashi në Tiranë. Jusufspahic, i cili aktualisht është ambasador i Serbisë në Arabinë Saudite, thotë se bektashinjtë nuk janë myslimanë dhe këtë e dëshmon mënyra e tyre e jetesës. Ai shprehet se kryeministri Edi Rama e bën këtë për të forcuar “panshqiptarizmin”. Myftiu shpjegon se ata nuk e adhurojnë Allahun dhe kur duan të jenë më konkretë thonë se kultivojnë kultin e Aliut, raportojnë mediat serbe.
“Bektashinjtë nuk e praktikojnë Islamin dhe thonë vetë se nuk janë myslimanë. Bektashinjtë nuk e praktikojnë islamin dhe ata vetë do të thonë se nuk janë myslimanë”, u shpreh Jusufspahic.
Edi Rama u shpreh përpara liderëve botërorë se në të ardhmen e afërt do të shpallë planet për krijimin e një shteti si Vatikani brenda Shqipërisë, i cili do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi. Në një reagim zyrtar, Selia Botërore e Bektashinjve u shprehet se ky hap historik synon të njohë Urdhrin Bektashi si një shtet të pavarur, vetëqeverisë, i përkushtuar për të mbështetur traditën e tij shekullore të moderimit dhe përfshirjes shpirtërore. Selia Botërore e Bektashinjve shtoi se kjo nismë nuk ka të bëjë me vetëvendosjen dhe se nuk do të kërkojnë që të kenë ndikim apo pushtet politik./ZËRI