Aktualitet

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik jep deklarime për dy orë në SPAK, nën hetim 20 praktika tenderash

‘Intervista’ e Muzyrit në SPAK vjen dy muaj pasi nisën hetimet ndaj Komisionit të Prokurimit Publik, institucion që zgjedh ofertën më të leverdisshme ekonomike për paratë shtetërore për shumicën e punëve publike.

F.m
Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik jep deklarime për dy
Jonaid Muzyri

TIRANË- Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), Jonaid Muzyri është paraqitur sot në prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Për dy orë, Myzyri është marrë në pyetje, por ende nuk dihen detaje lidhur mbi këto deklarime.

‘Intervista’ e Muzyrit në SPAK vjen dy muaj pasi nisën hetimet ndaj Komisionit të Prokurimit Publik, institucion që zgjedh ofertën më të leverdisshme ekonomike për paratë shtetërore për shumicën e punëve publike si në Infrastrukturë, Energjitikë, Shërbime, Restaurime, Teknologji Informacioni apo Investime Publike.

Web Lajm raportoi në dhjetor të vitit të shkuar se deri më tani rezulton se së paku në mbi 20 praktika të tenderave me vlerë të lartë ekonomike nuk është respektuar dhe me mekanizmin e përjashtimit nga gara, ankimeve fiktive, dhe dakordësive mes operatorëve është kaluar në vlerat e larta. Kjo skemë rezulton t'i ketë shkaktuar dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, e për pasojë humbjen e ekzistencës të vetë Institucionit të krijuar me ligj.

SPAK ka sekuestruar dhe dokumenta e praktika të tenderave nga zyrat e KPP-së. Komisioni i Prokurimit Publik drejtohet nga Jonaid Myzyri, ndërsa pjesë e vendimarrjes për çdo ankim janë edhe anëtarët si: Nënkryetar: Fiorent Zguro, Anëtar: Anila Malaj, Anëtar: Kreshnik Ternova.

Poll

MOS HUMB