
TIRANË- Kjo e shtunë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave, të cilat do të jenë prezente në të gjithë territorin shqiptar, Më të theksuara do të jenë në verilindje të vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë mëngjesit por rriten ndjeshëm edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5 °C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 23°C vlera më e lartë e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim të ulët./ZËRI