
Foto Ilustruese
VLORË- Një tjetër aksion po zhvillohet në Vlorë nga punonjësit e Policisë. Në terren janë gjithashtu Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcat Operacionale dhe forcat “Shqiponja”. Uniformat po ushtrojnë kontrolle në rrugët kryesore të qytetit të Vlorës dhe në akset kombëtare.
Kontrollet janë fokusuar në mjetet luksoze me xhama të zinj, kryesisht për persona që lëvizin me armë zjarri apo që janë shpallur në kërkim. E njëjta gjë po bëhet dhe në zonën e Fushë Krujës.
Poll