Aktualitet

“Kur do zbardhet enigma e zhdukjes së Ervis Martinaj?”/ Balla lë të kuptohet diçka më shumë...

Ministri Balla thotë se ka shumë informacione të reja por duhet vërtetuar nëse është kryer vepër penale. Më pas, shtoi "nëse" është kryer një vepër penale.

k.m.
“Kur do zbardhet enigma e zhdukjes së Ervis Martinaj?”/ Balla
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se Policia e Shtetit ka një pistë të rëndësishme dhe të besueshme për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me biznesmenin e lojrave të fatit, Ervis Martinajn. Por lë të kuptohet diçka më shumë. Në fjalën e tij, në emisionin “Opinion”, ministri Balla thotë se ka shumë informacione të reja por duhet vërtetuar nëse është kryer vepër penale. Më pas, shtoi "nëse" është kryer një vepër penale.

Por ndër rreshta la të kuptohet se ka një vepër penale që është kryer. 

BISEDA NË STUDIO:

Blendi Fevziu: A ka informacion Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe sipas një porosie të kryeministrit për të zbardhur enigmën e zhdukjes së Ervin Martinajt?

Taulant Balla: Policia e Shtetit e ka një detyrë prioritare dhe nga ana ime në cilësinë e ministrit të Brendshëm.

Blendi Fevziu: A ka ndonjë informacion shtesë?

Taulant Balla: Ka shumë informacion të ri, por do të kërkoja mirëkuptimin tuaj që deri në momentin e konkludimeve nga ana e Policisë së Shtetit, qoftë për autorët, qoftë për vendin ose për dyshimet ku është kryer, nëse është kryer kjo vepër penale, do të hesht.

Blendi Fevziu: A ka mundësi të kemi një informacion më të saktë?

Taulant Balla: Policia e Shtetit ka një pistë të rëndësishme dhe të besueshme, përmes së cilës synon të zbardhë gjithë këtë ngjarje, por unë e kam të pamundur… Informacioni është sekret dhe është pjesë e hetimit. Mendoj që Policia është në drejtimin e duhur për ta zbardhur këtë ngjarje./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB