Aktualitet

Kurti në konferencë të jashtëzakonshme: Kemi rrethuar 30 serbë të armatosur

Sipas Kurtit personat që janë rrethuar në Manastir kanë armë të rënda dhe mjete autoblindë

E.K
Kurti në konferencë të jashtëzakonshme: Kemi rrethuar 30
Kurti ne konference

KOSOVË- Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se më shumë se 30 persona të armatosur – profesionist ushtarakë dhe policorë serbë – po mbahen të rrethuar në manastirin e Banjskës.

Kurti iu bëri thirrje atyre që të dorëzohen, ndërkohë që kanë publikuar edhe pamjet ku shihen personat e armatosur duke hyrë në Manastir.

Në pamje shihen autoblinda ushtarake e policore brenda oborrit të Manastirit të Banjskës.

“Sulmet mbi policinë tonë duke vazhduar, janë së paku 30 ersona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë e policë, të cilët ndodhen në rrethimin e forcave I ftoj të dorëzohen. Janë së paku 30 të tillë. Ata janë që po e sulmojnë policinë tonë edhe pasi që kanë vrarë Afrim Bunjaku dhe kanë plagosur Alban Rashiti”, tha Kurti.

“Ne do t’u përgjigjemi terrorit dhe terroristëve. Ne jemi në anën e drejtë, po punojnë për siguri dhe rend e ligj. I ftoj të gjithë qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë maturi, të lejojnë institucionet”, tha Kurti.

"Janë formacion ushtarak që kanë ardhur të luftojnë në Kosovë. I ftoj të dorëzohen"!

Konferenca e Kurtit është bërë menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, e cila u thirr pas vrasjes së rreshterit të policisë Afrim Bunjaku, dhe plagosjen e dy efektivëve të tjerë.

Policia e Kosovës ka vendosur perimetër sigurie në zonë, ndërkohë që spitali i Mitrovicës ka kaluar në gjendje gadishmërie. Kurti këmbënguli se incidenti i orëve të para të mëngjesit nuk ka lidhje me bandat e kontrabandës por me grupe të organizuara kriminale. Kryeministri po ashtu gjatë konferencës publikoi edhe disa pamje të grupit të armatosur, ndërsa në momentet që flasim vazhdojnë ende të shtënat me armë. 

Kurti në konferencë të jashtëzakonshme: Kemi rrethuar 30

/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB