Aktualitet

Kush është Florian Bajraktari që u qëllua 7 herë me plumba, por u plagos në shpatull, i dënuar për vrasje

Deri më tani, autoritetet greke dyshojnë për hakmarrjen e vrasjes së ndodhur në vitin 2006.

I.F
Kush është Florian Bajraktari që u qëllua 7 herë me
Pamje nga vendngjarja

ATHINË- Ditën e djeshme në Athinë persona të paidentifikuar tentuan të vrisnin 36-vjeçarin Florian Bajraktari nga Tirana. Bajraktari ishte duke pirë kafe në një lokal në kryeqytetin grek, kur dy persona në një “Jeep” qëllojnë drejt tij 7 herë, por ai u plagos në shpatull. Florian Bajraktari është një emër i njohur për policinë greke, pasi në vitin 2006 u arrestua për vrasje të kryer në bashkëpunim dhe pasi u lirua nga burgu në 2018, ai u arrestua sërish për lojëra fati në 2020. Deri më tani, autoritetet greke dyshojnë për hakmarrjen e vrasjes së ndodhur në vitin 2006.

Më 23 tetor 2006, në Sitia të Greqisë u vra 38-vjeçari shqiptar Niko Demo, i cili ishte liruar me kusht nga Gjykata, pasi akuzohej për vrasjen e bashkëshortes së tij shqiptare, ngjarje e ndodhur më 9 nëntor 2005. Demo pagoi 1000 euro garanci dhe u la i lirë, pavarësisht akuzave të familjes së viktimës.

Por si ndodhi vrasja e 28-vjeçares dhe hakmarrja e Bajraktarit?

Vëllai i Demos i tha fëmijës së çiftit të thërrasë të renë sepse diçka e keqe i ka ndodhur Nikos. Në momentitn kur fëmija shkon në dhomën e gjumit që të thërrasë të ëmën, e gjen atë të mbytur në krevat dhe pa shenje jete. Për këtë ngjarje edhe vetë Niko Demo ishte plagosur me thikë dhe tha se fajtorë ishin dy shqiptarë të tjerë. Në dyshimet paraprake, policia arrestoi Demon si vrarësin e bashkëshortes, por pas 6 muajsh ai u lirua nga akuzat pasi në banesë u gjet një njollë gjaku që nuk i përkiste as atij dhe as bashkëshortes.

Por lirimi i tij nga burgu solli mosmarrëveshje me familjen e viktimës që fajësonin Demon për vrasjen e 28-vjeçares. Mosmarrëveshjet u rritën më shumë pasi dy familjet u përballen për kujdestarisë e fëmijës së mitur. Pas kësaj vëllai i viktimës kërkoi të merrte hak. Më 13 tetor 2006 një i njohur i Florian Bajraktarit, i cili ishte vetëm 18-vjeç në atë kohë, me inicialet E.L i tha se për llogari të një personi të tretë që i kanë vrarë motrën po kërkon dikë që kundrejtpagesës të vrasi autorin.

Bajraktari takohet me një person tjetër me inicialet M.B dhe i rrëfen se çfarë i tha E.L dhe vendosën të bashkëpunojnë për vrasjen e Niko Demo. Ata të dy do të përfitonin 5000 euro nga kjo vrasje. E.L i dha Bajraktarit të gjitha informacionet për Niko Demon, që prej banesës ku ai jetonte, targën e makinës dhe fotografitë të tijat në mënyrë që ata ta identifikonin. Të dy bashkëpunëtoret morën edhe 500 euro paradhënie.

Atyre iu desh vetëm tre ditë dhe pasi arritën të identifikonin viktimën, ata i ngritën pritë në hyrje të pallatit, ku tentuan ta vrasin me një thikë që kishin marrë nga furrë buke. Të dy tentuan t’i presin fytin me një thikë, por nuk arritën dot ta ekzekutonin dhe Niko Demo, i cili ishte i plagosur filloi të thërriste për ndihmë. Pas kësaj Florian Bajraktari e ka qëlluar 3 herë në pjesën e pasme të kokës, goditje këto që rezultuan fatale për Demon dhe ndërroi jetë. Më pas dy bashkëpunëtorët u larguan nga vendngjarja ku dhe ndërruan rrobat e tyre në një plazh dhe shkuan në drejtime të ndryshme.

Por, arratisja e tyre rezultoi e pafat pasi të dy u arrestaun në të njëjtën ditë dhe Florian Bajraktari u dënua me 15 vite burg për bashkëpunim në vrasje. Po ashtu u arrestua edhe vëllai i viktimës, F.G, por ai mohoi akuzat duke thënë se nuk ishte në dijeni për ngjarjen e ndodhur dhe nuk ka paguar askënd për të vrarë kunatin e tij sepse nuk kishte mundësi financiare. /ZËRI

Poll

MOS HUMB