LIVE UPDATES

E rëndë në Kamëz/ Punonjësi ushtarak vret dy vëllezër, i treti mbeti i plagosur! Sherri mes fqinjëve pas një konflikti banal

♦Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e sotme në Kamëz, ku dy vëllezër mbetën të vrarë. ♦Autori, punonjës i Policisë Ushtarake, ka qëlluar ndaj tre vëllezërve nga Tropoja, ku dy prej tyre humbën jetën, ndërsa vëllai i tretë ka mbetur i plagosur. ♦Viktimat janë Selam Islamaj dhe Nazmi Islamaj, ndërsa vëllai i tretë që mbeti i plagosur është Shefqet Islamaj. ♦Sipas informacioneve paraprake, autori Ngushëllim Mazni ishte fqinj me vëllezërit, ndërsa dyshohet se shkak i konfliktit mes tyre është bërë një mur rrethues në oborrin e banesave të vëllezërve. ♦Sipas banorëve të zonës, në momentin kur në vendngjarje kishte mbërritur një betoniere, autori kishte kundërshtuar hedhjen e betonit, çka solli nisjen e debatit mes tyre, i cili më pas përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit. ♦Menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar është arrestuar nga policia, të cilët kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur në krim. ♦Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

6 artikuj për këtë temë.
2 ORE ME PARE

FOTO/ Këta janë Selam dhe Nazmi Islamaj, dy vëllezërit që humbën jetën pas sherrit për murin rrethues

E rëndë në Kamëz/ Punonjësi ushtarak vret dy
Selam Islamaj dhe Nazmi Islamaj

TIRANË- Selam Islamaj 30 vjeç dhe Nazmi Islamaj 48 vjeç janë dy vëllezërit që shihni në fotografi të cilët humbën jetën në ngjarjen e rëndë të regjistruar në Bathore të Kamzës. Identiteti i tyre është bërë i ditur pas ngjarjes tragjike që tronditi zonën.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën në vend 30 vjeçari Selam Islamaj, ndërsa Nazmi Islamaj 48 vjeç dhe Shefqet Islamaj 44 vjeç, janë transportuar për në spital, ku më pas njëri prej tyre humbi jetën./ZËRI

7 ORE ME PARE

Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

E rëndë në Kamëz/ Punonjësi ushtarak vret dy
vendngjarje-autori

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasje e 2 vëllezërve në Kamëz, nga punonjësi i Policisë Ushtarake. Ky i fundit, Ngushëllim Manzi, qëlloi me armë zjarri drejt tre vëllezërve, duke lënë dy pre tyre të vdekur dhe njërin të plagosur.

Sipas burimeve, tre vëllezërit Selam, Nazmi dhe Shefqet Islamaj, ishin nga Tropoja, ndërsa autori nga Tirana. Nga të dhënat paraprake, mësohet se vëllezërit dhe autori ishin fqinj, ndërsa shkak i konfliktit mes tyre dyshohet se është bërë një mur rrethues në oborrin e banesave të vëllezërve. Burime bëjnë me dije se, sipas banorëve të zonës, në momentin kur në vendngjarje kishte mbërritur një betoniere, autori kishte kundërshtuar hedhjen e betonit, çka solli nisjen e debatit mes tyre, i cili më pas përfundoi me përdorimin e armës së zjarri

Sipas njoftimit të Policisë, nga të shtënat, njëri prej vëllezërve 30-vjeçari Selam Islamaj mbeti i vdekur në vend, ndërsa Nazmi Islamaj 48 vjeç ka humbur jetën pasi u transportua në spital. Vëllai i tretë, 44-vjeçari Shefqet Islamaj po merr ndihmë mjekësore në spital.

Autori është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe i është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se ka kryer krimin. Ndërkohë që në momentet e arrrestimit, mësohet se nuk ka dhënë asnjë dekaratë lidhur me ngjarjen. /ZËRI

8 ORE ME PARE

Vrasja e dy vëllezërve në Kamëz, Polica: Autori punonjës i Policisë Ushtarake, viktimat 30 dhe 48 vjeç

E rëndë në Kamëz/ Punonjësi ushtarak vret dy
foto ilustruese

TIRANË- Policia ka reaguar për vrasjen e dy vëllezërve në Kamëz, duke njoftuar se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta dhe më pas ëshë përshkallëzuar në përdorimin e armës. 

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e të shtënave ka humbur jetën në vend 30 vjeçari Selam Islamaj, ndërsa Nazmi Islamaj 48 vjeç dhe Shefqet Islamaj 44 vjeç, janë transportuar për në spital, ku më pas njëri prej tyre humbi jetën. 

Ndërkohë, autori Ngushëllim Nazmi u arrestua menjëherë pas ngjarjes, teksa iu sekuestrua edhe arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur për krimin. 

Njotimi i Policisë:

Vrau me armë zjarri, për motive të dobëta, 2 shtetas dhe plagosi 1 tjetër, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Petrela”, në Bathore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 shkuan menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e para rezultoi se, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasit N. M. dhe tre vëllezërve, S. I., N. I. dhe Sh. I., konflikti u përshkallëzua në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë, shtetasi S. I., rreth 30 vjeç, humbi jetën, ndërsa shtetasit N. I., 48 vjeç, dhe Sh. I., rreth 44 vjeç, u plagosën dhe u transportuan për në spital, ku 48-vjeçari humbi jetën, ndërsa 44-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi N. M., rreth 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake.

Gjithashtu, u sekuestrua arma e zjarrit (pistoletë), e dyshuar e përdorur për krimin.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.

8 ORE ME PARE

Sherr pas një konflikti mes...fqinjëve? Ja kush është ushtaraku që vrau dy vëllezërit në Kamëz (FOTO)

E rëndë në Kamëz/ Punonjësi ushtarak vret dy
autori i dyshuar, ngushell manzi

TIRANË- Personi që shihni në foto është 40-vjeçari Ngushëllim Manzi, i cili vrau dy vëllezër në Kamëz. Autori i dyshuar, Ngushëllim Manzi, punonjës i Policisë Ushtarake, është arrestuar menjëherë pas ngjarjes. 

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, pranë Repartit në Zall Herr. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se Manzi ka qëlluar ndaj tre vëllezërve Selam, Nazmi Islamaj dhe Shefqet Islamaj. Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, raportohet se dy vëllezërit e tjerë kanë humbur jetën në vendngjarje. 

Paraprakisht, dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive banale. Sipas burimeve, autori ishte fqinj me vëllezërit dhe se konflikti ka ardhur pas një sherri banal. Megjithatë, rrethanat mbeten ende të paqarta, ndërsa raportohet se autori nuk ka dhënë deklarime për ngjarjen në momentet e para të arrestimit. /ZËRI

9 ORE ME PARE

Vrasja e dyfishtë në Kamëz! Viktimat dy vëllezër, i plagosur edhe vëllai tjetër, pranga autorit (EMRAT)

E rëndë në Kamëz/ Punonjësi ushtarak vret dy
foto ilustruese

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e dyshishtë në Kamëz, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur viktimë dy vëllezër, Selam dhe Nazmi Islamaj, ndërsa u plagos vëllai tjetër, Shefqet Islamaj. Raportohet se në pranga është vendosur autori, i identifikuar si Ngushëllim Manzi. Ngjaraja dyshohet se ka ndodhur si shkak i një konflikti banal, ndërsa një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e rastit pritet nga autoritetet.

9 ORE ME PARE

Të shtëna me armë në Kamëz, dyshohet për dy viktima, arrestohet autori (EMRI)

E rëndë në Kamëz/ Punonjësi ushtarak vret dy
foto ilustruese

TIRANË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e kësaj të hëne në Kamëz. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave. 

Raportohet se autori i ngjarjes, Ngushëllim Manzi, është arrestuar, ndërsa dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Ndërkohë, pritet që detaje të tjera dalin në vijim mbi rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i viktimave.

 

Lajmi në përditësim...

Poll

MOS HUMB