Aktualitet

Kush po e kërcënon Tonin Stërkajn? Iu vendos bombë, i lanë një plumb dhe donin t’i hynin në shtëpi

Rasti i parë ka ndodhur në vitin 2019, kur dy persona të maskuar kanë tentuar që të futen në shtëpinë e tij.

k.m.
Kush po e kërcënon Tonin Stërkajn? Iu vendos bombë, i
Tonin Stërkaj

SHKODËR- Dikush po e kërcënon gjyqtarin e Shkodrës, Tonin Stërkajn! Vetëm pak ditë më parë, magjistratit i vendosën triotol në banesë, por vetë ai ka pranuar se është kërcënuar edhe më herët. Sipas "TopChannel", ka edhe 2 raste të tjera, çështje për të cilat është shpallur moskompetencë dhe janë përcjellë në Prokurorinë e Lezhës, por janë të pazbardhura edhe sot. Rasti i parë ka ndodhur në vitin 2019, kur dy persona të maskuar kanë tentuar që të futen në shtëpinë e tij.

Atë kohë, gjyqtari ka deklaruar në atë kohë se kishte në dorë dy gjykime, njëra për shfrytëzim prostitucioni dhe tjetra për akuzën e vrasjes, një çështje që sipas gjyqtarit Stërkaj u shoqërua me tensione në sallë. Por nuk dihet se për cilën vrasje bëhet fjalë pasi atë vit në Shkodër ka pasur disa ngjarje të bujshme kriminale. Ndër to mund të përmendim vrasjen e Bajram Çekorjas dhe Erjon Xhenjes.

Më pas, në vitin 2023 në banesën e Stërkajt u la një plumb në formën e mesazhit. Ndërkohë që vetëm pak javë më parë i vendosën tritol në banesë, ngjarje që fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz. Megjithatë gjyqtari dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit./ZËRI

Poll

MOS HUMB