Aktualitet

'Kushtetuesja' pezulloi marrëveshjen për emigrantët, Meloni: Respektoj vendimin

Nga Brukseli, Meloni tha se e respekton vendimin e Kushtetueses.

E.K
'Kushtetuesja' pezulloi marrëveshjen për emigrantët,
Edi Rama dhe Georgia Meloni

BRUKSEL- Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni ka folur për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e marrëveshjes për emigrantët të nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë nga kryeministrat respektivë. Nga Brukseli, Meloni tha se e respekton vendimin e Kushtetueses. Po ashtu ajo shtoi se për momentin nuk është i nevojshëm zbatimi e një plani B pasi ndihet optimiste për vijimin e zbatimit të marrëveshjes.

Georgia Meloni: Pas ndalimit të Gjykatës Kushtetuese shqiptare, nuk mund të them nëse do të ketë pasoja për marrëveshjen për emigrantët, shpresoj që jo. Shpresoj që të mos ketë rrezik dështimi, jam optimise, por nuk mund të them. Respektoj vendimet e një kombi sovran. Do të shohim se si do të shkojë dhe do të bëjmë më të mirën, nëse gjërat shkojnë mirë, për të përshpejtuar edhe më shumë. Nuk mendoj se kemi nevojë për plan B, do ta kërkojmë përfundimisht.

Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim padinë e bërë nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët kanë dalë kundër marrëveshjes së nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë për stregimin e emigrantëve afrikanë. Kjo solli dhe anulimin e ratifikimit të saj në Kuvend rrjedhimisht dhe pezullmin e përkohshëm të saj deri në një vendim përfundimtar. 

Giorgia Meloni dhe Edi Rama nënshkruan një marrëveshje për emigrantët në 6 nëntor. Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur emigrantët, që arrijnë në BE përmes detit. Marrëveshja do të zgjasë 5 vjet, por mund të shtohet edhe me 5 vite të tjera. Gjithashtu për të pritur emigrantët do të ndërtohet vetëm një qendër. Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB