Aktualitet

I burgosuri tenton t'i vërë flakën vetes në burgun e Drenovës

Burime nga brenda burgut bëjnë me dije se i burgosuri, i paidentifikuar me emër, fillimisht ka tentuar t’i vendosë zjarrin dyshekut për të çuar deri në fund qëllimin e tij.

k.m.
I burgosuri tenton t'i vërë flakën vetes në burgun e
Foto ilustruese

KORÇË- Një i burgosur në burgun e Drenovës ka tentuar që të djegë veten brenda në qeli. Burime nga brenda burgut bëjnë me dije se i burgosuri, i paidentifikuar me emër, fillimisht ka tentuar t’i vendosë zjarrin dyshekut për të çuar deri në fund qëllimin e tij. Por fakti që ai tentoi që t'i vinte flakën dyshekut ka alarmuar të burgosurit e tjerë, që njoftuan menjëherë gardianët e burgut.

Këta të fundit ndërhynë menjëherë duke i hequr nga duart çakmakun, të cilin e përdorte për të ndezur cigaret. I burgosuri, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka tentuar edhe herë të tjera që t'i japë fund jetës. Ndaj edhe aktualisht i burgosuri po mbahet nën vëzhgim./ZËRI

Poll

MOS HUMB