Aktualitet

Ligji për ‘Zonat e mbrojtura’, Kumbaro: S'ka asnjë projekt resorti në Divjakë

Sipas Kumbaros ka pasur dëgjesa të vazhdueshme me grupet e interesit, por një gjë e tillë kundërshtohet nga aktivistët që protestuan para Kuvendit

E.K
Ligji për ‘Zonat e mbrojtura’, Kumbaro: S'ka asnjë
Mirela Kumbaro

TIRANË- Pas miratimit të ligjit për Zonat e Mbrojtura, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka dhënë një deklaratë për gazetarët, ku iu përgjigj edhe kritikave. Sipas Kumbaros, ligji është sjellë në Kuvend pas shumë konsultimesh dhe takimesh me përfaqësues të shoqërisë civile.

Një pjesë e këtyre të fundit protestuan sot në hyrje të Kuvendit, ndërsa kundër ligjit u shprehën dhe deputetët e opozitës. Kumbaro tha se janë disa linja të kuqe që nuk do të preken dhe se amendimet japin rregulla shumë të qarta për zonat e mbrojtura, pavarësisht se në to do të lejohen ndërtimet.

“Vjen në parlament si një nismë deputetësh, por marrin shkasë nga kërkesave shumë kryetarëve të bashkive, të cilët kanë pasur të drejtat e tyre legjitime për të pasur bashkëpunim. Në informacionin e të gjithëve, ka pasur shumë konsultime publike, emaile, letra dhe unë kam pasur takime formale dhe informale me shoqërinë civile. Janë disa linja të kuqe që nuk duhet të preken, kam fjalën këtu të mos preken direktivat e BE-së. Amendimet japin rregulla shumë të qarta për zonat e mbrojtura”, tha Kumbaro.

Në lidhje me projektin që po qarkullon në rrjet për ndërtimin e një resorti në Parkun e Divjakës, Kumbaro tha se fotot janë të pavërteta.

“Çfarë kam parë dhe unë të qarkullojë, fotografitë që kanë qarkulluar janë të pavëretat, nuk ka një projekt të tillë. Është një përhapje lajmesh të pavërteta. Nuk ka asnjë shqyrtim të një projekti të tillë. Nuk ka asnjë projekt të tillë,”- tha ministrja./ZËRI 

Poll

MOS HUMB