TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur mbi të kaluarën e tre personave të arrestuar në Shkodër të cilët ishin nisur për të kryer vrasje. Një prej tyre është Vinçesk Piroli, 38 vjeç, i cili rezulton me precedentë të më parshme penale.
38-vjeçari i cili ndodhej i armataosur dhe me skafandra, bashkë me Kristian Ymeri, lëviznin me një motomjet të vjedhur në Suedi, në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, për të kryer krimin. Piroli nuk është hera e parë që përfshihet në ngjarje kriminale, pasi më herët është akuzuar më herët për një vrasje në Mal të Zi, ndërsa në janar të vitit 2022 ka qenë vetë shënjestër e një atentati në Shkodër, ku mbeti i plagosur.
Ai u vendos në pranga bashkë me Kristian Ymerin dhe Elden Tarja, 25-vjeçarin i cili ishte vendosur me një automjet në zonën ku kishin planifikuar të kryenin vrasjen, për t'i ndihmuar më pas të largoheshin nga vendi ingjarjes. Ende nuk bëheti i ditur emri i objektivit të atentatit që u parandalua në kohë, ndërsa dyshimet janë se të arrestuarit mund të jenë të përfshirë edhe në atentatin e ndodhur në Sarandë mëngjesin e 20 shtatorit, ku u ekzekutua Artan Myrtaj./ZËRI