Aktualitet

LISTA- Sonte mbyllen aplikimet! Gara për drejtor të Përgjithshëm të Policisë, kush janë 8 kandidatët

Nga të gjithë emrat, ata me karrierë më të gjatë dhe më të njohurit për publikun janë: Rebani Jaupi, Pëllumb Seferi, Neritan Nallbati dhe Ardian Çipa.

k.m.
LISTA- Sonte mbyllen aplikimet! Gara për drejtor të
Foto ilustruese

TIRANË- Sonte deri në orën 00.00 është afati i fundit për të gjithë të interesuarit për të aplikuar për postin e drejtuesit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Që nga nisja e aplikimeve, gati 1 javë më parë, zyrtarisht janë 8 emra që kanë dorëzuar kandidaturën dhe planin për postin që synojnë. Nga të gjithë emrat, ata me karrierë më të gjatë dhe më të njohurit për publikun janë: Rebani Jaupi, Pëllumb Seferi, Neritan Nallbati dhe Ardian Çipa. Problem me kandidaturën ka Shemsi Premçi pasi drejtori i ri duhet të jetë aktualisht funksionar i Policisë së Shtetit. E po ashtu, probleme ka edhe Ilir Proda, i cili po hetohet nga SPAK për shkak të rrjedhjes së një informacioni lidhur me operacionin për goditjen e vëllezërve Çopja në Elbasan. 

ZËRI ka bërë një prezantim të shkurtër të të gjithë kandidatëve. 

LISTA E KANDIDATËVE

1.    Lutfi Minxhozi

2.    Pëllumb Seferi

3.    Neritan Nallbati

4.    Rebani Jaupi

5.    Skënder Hitaj

6.    Ilir Proda

7.    Shemsi Premçi

8.    Shkëlqim Hajdari

9.    Adriatik Tafçiu

10.  Gentjan Shehaj

11.  Sami Rasha

12. Altin Mena

Pas dorëheqjes së ish-Drejtorit të Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku është hapur menjeherë gara në datën 10 Shtator, ku sipas njoftimit aplikimi zgjat shtatë ditë. Gara për drejtor të përgjithshëm u hap pasi ministri i Brendshëm Ervin Hoxha publikoi një udhëzim, duke u dhënë mundësinë kandidatëve të aplikojnë. Të gjitha personat që duan të aplikojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit kanë edhe dy ditë afat. Përkohësisht Policia e Shtetit po drejtohet nga Sokol Bizhga./ZËRI 

Poll

MOS HUMB