Aktualitet

'Nuk jetoj dot pa ty'/ Dedikimi PREKËS i Edlira Çepanit: Gerti, të dua përjetë!

Përveç dedikimeve personale, ajo u rikujton të gjithëve se homazhet për ish-deputetin do të mbahen në sallën e Seancave Plenare në Parlament, e më pas, varrimi do të bëhet në Sharrë. 

k.m.
'Nuk jetoj dot pa ty'/ Dedikimi PREKËS i Edlira Çepanit:
Gerti Bogdani dhe Edlira Çepani

TIRANË- Edlira Çepani ka reaguar sërish për ndarjen e papritur nga jeta të bashkëshortit të saj, Gerti Bogdani. Duke ndarë një foto me të, aktivistja e njohur nuk i ka kursyer fjalët e ndjera për njeriun e zemrës, të cilin nuk e ka më pranë vetes. Në postimin në rrjetet e saj sociale, ajo shpreh ndjenjat në një moment të vështirë, duke mos i kursyer fjalët e zemrës për të ndjerin. Përveç dedikimeve personale, ajo u rikujton të gjithëve se homazhet për ish-deputetin do të mbahen në sallën e Seancave Plenare në Parlament, e më pas, varrimi do të bëhet në Sharrë. 

"Ti e dije qe jeta ime s'ka kuptim pa ty! Ti e dije qe nuk ishe thjesht gjysma ime me e mire, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime! Ti e di qe une nuk jetoj dot pa ty! S'di a ta thashe ndonjehere mjaftueshem sa te adhuroj!!! Zoti merr prane vetes me te miret, por ty s'duhet te te kishte marre, se une, Ajra dhe Reinarti kemi nevoje per ty, per dashurine tende per jeten, per keshillen e drejte qe jep gjithmone, per modelin e duhur qe je gjithmone! Bota eshte nje vend i pavlere pa ty! Do te te duam perjete, bashkeshorti, babai, shoku dhe njeriu me i mire qe do jetoje ndonjehere ne kete bote! Do te te dua çdo dite te jetes derisa te takohemi serish, drita e çdo rrugetimi tim!,"-shkruan Edlira Çepani.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka ndërruar jetë sot, pas një arresti kardiak. Edhe pse tentuan që t'i japin ndihmën e parë, 45-vjeçari mbërriti në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Teresa" pa shenja jete. Pas shpërndarjes së lajmit, menjëherë kanë nisur reagimet dhe ngushëllimet që kanë shpërndarë kolegët e tij në rrjetet sociale. Ndër politikanët që kanë reaguar për ndarjen e tij nga jeta janë kryeministri Edi Rama; ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe shumë kolegë të Partisë Demokratike dhe jo vetëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB