Aktualitet

Makina e shkatërruar në pjesën e pasme, zbardhet dëshmia e policit që iu vendos tritoli në Shkodër

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në oborrin e banesës së punonjësit të policisë, ku dhe mjeti ishte i parkuar

E.K
Makina e shkatërruar në pjesën e pasme, zbardhet dëshmia e
Makina e demtuar

SHKODËR- Një sasi me lëndë plasëse i është vendosur makinës së një efektivi policie në Shkodër.

Sipas policisë, rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”, në automjetin e efektivit të rrugores Kastriot Selimaj, 50 vjeç, i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit.

Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht automjeti. Forcat e Policisë vijojnë kontrollin në zonë, ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

Ende nuk ka detaje se cili mund të jetë shkaku i vendosjes së lëndës plasëse dhe nëse kjo ngjarje lidhet me detyrën e tij.

Vetë Selimaj është shprehur se nuk ka pasur konflikte me askënd, dhe ngjarjen e lidh me detyrën e tij si punonjës policie.

“Nuk kam konflikte me njeri dhe nuk i di arsyet. E vetmja gjë që më bën të dyshoj është detyra ime si efektiv i rrugores”, ka thënë ai./ZËRI 

Poll

MOS HUMB