Aktualitet

Tronditet Shkodra, shpërthim me tritol makinës së efektivit të policisë (Emri)

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale

E.K
Tronditet Shkodra, shpërthim me tritol makinës së efektivit
Pamje nga Shkodra

SHKODËR- Një sasi me lëndë plasëse i është vendosur makinës së një efektivi policie në Shkodër.

Sipas policisë, rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”, në automjetin e policit Kastriot Selimaj, 50 vjeç, i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit.

Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht automjeti. Forcat e Policisë vijojnë kontrollin në zonë, ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

Ende nuk ka detaje se cili mund të jetë shkaku i vendosjes së lëndës plasëse dhe nëse kjo ngjarje lidhet me detyrën e tij.  Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, dy persona të maskuar me pelerina futen në rrugicën e tij. Më pas, hipin mbi murin rrethues të banesës dhe vendosin lëndën plasëse. 

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB