Aktualitet

Makina përplaset me pemën, humb jetën 25-vjeçari shqiptar (Emri+pamjet)

Makina që drejtohej nga i riu shqiptar është përplasur me pemën, duke u shkatërruar totalisht, dhe duke sjellë vdekjen e 25-vjeçarit

E.K
Makina përplaset me pemën, humb jetën 25-vjeçari shqiptar
Makina e shkaterruar

GREQI- Një aksident me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari shqiptar ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Halkidiki të Greqisë.

Ngjarja ndodhi në aksin Nea Fokaia-Sani, 650 metra para se të shkosh në hotelin “Sani Dunes”.

Mjeti me targa NZP – 4087 i drejtuar nga Roberto Pojani 25 vjeç, nga fshati Pojan i Maliqit, humbi kontrollin e mjetit për shkaqe të paqarta dhe u përplas me një pemë.

Si pasojë e aksidentit, humbi jetën 25 vjeçari shqiptar, i cili udhëtonte i vetëm në makinë. Policia po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.

Siç shihet dhe në pamjet nga vendi i ngjarjes, makina e të riut shqiptar është shkatërruar totalisht, ndërkohë që pritet ekspertiza përfundimtare për shkaqet e aksidentit.

Makina përplaset me pemën, humb jetën 25-vjeçari shqiptar

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB