Aktualitet

Makinat luksoze në 'sitë', kërkohet verifikimi i pasurisë për drejtuesit

Tashmë të gjithë poseduesit e makinave të shtrenjta do të duhet të deklarojnë burimin e tyre të të ardhurave.

E.K
Makinat luksoze në 'sitë', kërkohet verifikimi i
Foto ilustruese

TIRANË- Të ngasësh një makinë të shtrenjtë këtë herë nuk do jetë më kaq e lehtë në Shqipëri. Kjo pasi të gjithë mjetet e shtrenjta do të futen në ‘sitë’ për verifikimin e të ardhurave dhe mënyrën se si janë blerë nga poseduesit e tyre. Tashmë të gjithë poseduesit e makinave të shtrenjta do të duhet të deklarojnë burimin e tyre të të ardhurave. Nëse nuk korrenspondojnë atëherë drejtuesi i saj dërgohet nën hetim. 

Ky kontroll, ndryshe nga Operacioni Forca e Ligjit, nuk do të drejtohet nga Policia e Shtetit, por nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Kështu për të verifikuar nëse makina është blerë me burime të ligjshme financimi do të krahasohet vlera e makinës me të ardhurat që drejtuesi i saj ka. Me këto ndryshime synohet që të ketë një kontroll më të rreptë sa i përket verifikimit të pasurive. Ndërkohë deri në vitin 2026 pritet të ngrihet edhe Regjistri i Pasurive të Tatimpaguesve./ZËRI

Poll

MOS HUMB