Aktualitet

Mbushën Santorinin me drogë! 4 shqiptar përfundojnë në pranga në Greqi, zbulohen rolet e tyre

Sipas dosjes hetimore, Sulo Tahaj konsiderohej drejtues i grupit, duke koordinuar transportin e drogës nga Athina për në Santotini dhe shperndarjen e saj në ishull.

m.k
Mbushën Santorinin me drogë! 4 shqiptar përfundojnë në
FOTO ILUSTRUESE

GREQI-Një operacion i Policisë Greke ka cuar në goditjën e një grupi të dyshuar për trafikim ndërkombëtar droge që vepronte në ishullin e Santorinit. Sipas burimeve të mediave Greke, ky grup merej me shperënarjen e lëndëve narkotik, kryesisht në lokalet e natës gjatë sezomit turistik.

Në këtë operacion u vunë në pranga  katër shtetas Shqiptar : Sulo Tahaj (26-vjec), Genci Tahaj (30-vjec), Fatmir Caushaj (36-vjec)dhe Reson Marra (24-vjec). Gjithashtu në pranga përfundoj edhe shtetasja ukrainase Anastasiya Ivanichenko, 30-vjece. Ndërkohë në kërkim ëshët shpallur gjithashte edhe nje shtetas tjetër shqiptar Hekuran Gremi 29-vjec nga Patosi,ndersa hetimet vijonë ende për identifikomin e personave të tjerë të përfshirë më këtë rrjet.

Sipas dosjes hetimore, Sulo Tahaj konsiderohej drejtues i grupit, duke koordinuar transportin e drogës nga Athina për në Santotini dhe shperndarjen e saj në ishull. Genc Tahaj, vëllai i tij dyshohet se kishte rolim e zëbendësuësit dhe merej me të ardhurat.

Fatmir Caushaj dyshohej se merej me administrimin e bandës kur vëllezërit Tahja ndodheshin jashtë Greqis. Anastasiya Ivanchenko 30-vjeçarja, ishte përgjegjëse për transportin e drogës nga Athina në Santorini. 24-vjeçari Renson Marra ishte përgjegjës për gjetjen e lëndës narkotike dhe për “rekrutimin” e transportuesve të organizatës.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara nga policia greke në një magazinë dhe tre banesa , ka sekuestruar 336 gram kokainë, 2 kg 43 gram marjuanë , 295 tanleta ‘’ecstazy” si dhe një pistoletë, 60 fishek, 1 thikë, 24.890 euro, 9.050, pesos uruguaiane, 182 dollarë amerikanë, 100 dollarë australianë, 5 paund britanikë, 3 peshore elektronike, pajisje elektronike për evakuimin e ajrit dhe paketimin e drogës, një mori ambalazhesh najloni dhe 7 mjete për kryerjen e veprave kriminale të grupit (2 furgona për transportin e turistëve, dy automjete dhe 2 motoçikleta). Ku dyshohen se përdoreshin për aktiviteteve kriminale./ZËRI

Poll

MOS HUMB