
MILANO- Dy shqiptarë të moshës 37 dhe 30 vjeç janë arrestuar nga autoritetet italiane, pasi u kapën duke transportuar një sasi të madhe kokaine. 37-vjeçari u zbulua nga autoritetet italiane pasi merrte shumë furgona me qera. Dyshohet se me ta ai transportonte kokainë në Milano. Ai u ndalua gjatë një kontrolli rutinëm ku iu gjetë një pako kokainë me peshë afërsisht 1 kg, e fshehur në një kompresor të madh ajri.
Gjatë kontrollit atij iu gjetën disa çelësa të një një apartamenti, ku u gjetën afërsisht 40 pako kokainë të vendosura në tavolinën e kuzhinës dhe 25 pako të tjera të fshehura në strukturën e divanit të dhomës së ndenjes, si dhe një tufë parash, në total prej 6.570 euro, material paketimi droge, një pajisje për vakum, një peshore precize, një peshore, një fletore me llogaritë e veprimtarisë së paligjshme dhe një makinë numërimi parash.
Në brendësi të oborrit të godinës, efektivët arrestuan 30-vjeçarin, i cili po tentonte të arratisej. Në total, droga e sekuestruar arrin në rreth 76 kg, e ndarë në pako me logo të ndryshme. 37-vjeçari është dërguar në paraburgim në Milano, ndërsa 30-vjeçari në Bergamo. /ZËRI