Aktualitet

E rëndë! Bie në makinerinë e përpunimit të interteve, humb jetën 61-vjeçari, shpallet në kërkim pronari

61-vjeçari u plagos rëndë dhe u dërgua fillimisht në spitalin e Traumës, por ka ndërruar jetë.

I.F
E rëndë! Bie në makinerinë e përpunimit të
FOTO ILUSTRUESE

KURBIN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin, ku një 61-vjeçar ka humbur jetën teksa po punonte në fshatin Skuraj. Mësohet se ka ndërruar jetë Fatmir Haxhiu, pasi ka rënë në pjesët e makinerisë së përpunimit të inerteve në lumin Mat. 61-vjeçari është plagosur rëndë dhe është dërguar fillimisht në spitalin e Traumës, por ka ndërruar jetë.

Mësohet se për këtë ngjarje është shpallur në kërkim pronari i makinerisë së përpunimit, ndërsa po hetohen shkaqet. Ndërsa, Policia ka bllokuar aktivitetin e makinerisë së përpunimit të inerteve në shtratin e lumit Mat. /ZËRI

Poll

MOS HUMB