Aktualitet

‘Më ka ardhur në majë të hundës puna e jorganit’, Ilnisa përgjigjet njëherë e mirë nëse ka bërë seks me Meritonin

Sipas Ilnisës, poshtë jorganit nuk ka ndodhur asgjë

E.K
‘Më ka ardhur në majë të hundës puna e
Ilnisa dhe Meritoni

TIRANË- Një nga pyetjet më të shpeshta që bëhet në çdo sezon të Big Brother, është ajo nëse çiftet kryejnë marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë. Dhe kësaj dileme nuk i kanë shpëtuar as çiftet e këtij viti, veçanërisht Ilnisa dhe Meritoni, pamjet e të cilëve nën jorgan kanë bërë xhiron e rrjetit.

Çifti ka qenë tepër i përfolur, madje shpeshherë u përfol nëse diçka më tepër se puthje dhe përqafime kishte ndodhur mes tyre. Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi teksa Ilnisa ka folur për lojën e saj në ‘Big’ dhe jo vetëm, nuk kishte si ti shpëtonte dhe pyetjes: A ka kryer marrëdhënie seksuale me Meritonin brenda shtëpisë?

“Shiko se edhe kjo pjesa domethënë është mirë që të deklarohet edhe njëherë kjo puna e seksit. Ta deklarojmë njëherë e mirë se edhe jorgani më ka ardhur në majë të hundës të them të drejtën me të gjithë humoret që po bëhen lart e poshtë. Në Big Brother nuk ndodhi asgjë. Nuk ndodhi asgjë”, shprehet Ilnisa, e cila pas daljes nga shtëpia është shndëruar në një nga fanset më të mëdhaja të Meritonit.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB