Aktualitet

Vrau ish-vjehrrin dhe kunatin, Gjykata e Lezhës dënon me burgim të përjetshëm Besnik Pjetrin

Ngjarja e rëndë ndodhi në Gusht të vitit 2022 në Lezhë

E.K
Vrau ish-vjehrrin dhe kunatin, Gjykata e Lezhës dënon me burgim
Autori dhe dy viktimat

LEZHË- Gjykata e Lezhës ka dhënë dënimin me burg përjetë për Besnik Pjetrin (Perdeda), i cili në Gusht të vitit 2022, vrau ish-vjehrrin, Pjetër Përjaku dhe ish-kunatin, Gentian Përjaku në fshatin Grykë Zezë. Përveç vrasjes së dyfishtë, ai u gjet fajtor dhe për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Si ndodhi ngjarja

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të 29 gushtit 2022 në fshatin Gryk Zezë, ndërsa viktimat janë Pjerin Perjaku 56-vjeç dhe Gent Perjaku 32-vjeç.

Pjetri, ish-dhëndri i familjes shkoi në banesën e Pjerin Përjakut dhe qëlloi me armë atë dhe djalin e tij, duke i lënë të vdekur. Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pas konflikteve familjare, ndërsa autori ishte divorcuar me bashkëshorten para 6 vitesh. Ndërkohë, dy viktimat ishin kthyer një ditë para ngjarjes nga Italia. Si shkak për vrasjen autori ngriti pretendimin se viktimat nuk e lejonin që të takonte vajzat e tij.

Autori dhe ish-bashkëshortja kanë jetuar në Itali, pas divorcit kanë qëndruar në vendet e BE-se dhe prej pak kohësh ishte kthyer në Shqipëri. Ish gruaja e kishte denoncuar Pjetrin për dhunë.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB