TIRANE- Protesta e minatorëve dhe atyre që kanë dalë në pension pas viteve punë në minierë është shoqëruar me përplasje mes tyre dhe punonjësve të Gardës së Republikës. Ata denoncojnë se janë goditur ndërsa njëri prej tyre thotë se Gardisti e ka qëlluar në ije.
"Të merren masa për atë. Fiksojeni atë të Gradës, ju lutem kamerave. Shihni."-tha njëri prej tyre.
"Ai më ka goditur mua, mu këtu."-tha një tjetër.
Ndërkohë që ata protestuan, Kuvendi ishte në seancë plenare ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren për disa minuta. Seanca u përmbyll me urgjencë nga nënkryetarja Ermonela Felaj./Zëri.ai
Poll