
TIRANË- Të gjithë banorët e Big Brother VIP Albania janë habitur e shokuar, kur përmes Sara Gjordenit, janë vënë në dijeni se Liam Osmani, personi që iu bashkua një natë më parë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, është arrestuar. Në videon e transmetuar në kanalet zyrtare, shihet që të gjithë surprizohen. I pari është aktori Julian Deda, por edhe të tjerët duket se kanë mbetur pa fjalë. Por, moderatori Romeo Veshaj, reagon tërësisht ndryshe. Ai madje solidarizohet me faktin që Liami ka shkelur ligjin, teksa dëgjohet të shprehet se një gjë të tillë mund ta kenë bërë të gjithë.
Liam Osmani, 44 vjeç rezultonte i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit që prej vitit 2022. Ai është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale "Mashtrimi", pasi në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.